LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Shtimes ngushëllon familjet pas aksidentet tragjik në Kroaci, ku humbën jetën nënë e bijë

Kryetari i Shtimes ngushëllon familjet pas aksidentet tragjik në Kroaci, ku humbën jetën nënë e bijë

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka ngushëlluar familjen Gashi dhe Olluri, pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën një grua bashkë me vajzën e saj.

Aliu përmes një telegrami ngushëllimi thotë se kjo tragjedi i ka goditur rëndë të gjithë, transmeton Telegrafi.


“Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë. Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura të ndjerat gruaja e tij, Njomza Olluri-Gashi dhe vajza, Olta Gashi. Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht dhe familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve”, thotë ai.

Aliu tutje i ka uruar shërim të shpejtë edhe dy familjarëve tjerë të lënduar në aksident.

“Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”.

Nënë e bijë nga Kosova humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kroaci - babë e bir në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Nënë e bijë nga Kosova humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kroaci - babë e bir në gjendje të rëndë

Ndryshe, në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori