LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i qytetit njujorkez kundër Guvernatorit të New Yorkut

Kryetari i qytetit njujorkez kundër Guvernatorit të New Yorkut

Kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio tha sot se Andrew Cuomo nuk mund të kryejë më funksionin e guvernatorit të shtetit të njujorkez.

Është vetëm një prej shumë njerëzve që po kërkojnë dorëheqjen e Cuomos, të cilin e kanë akuzuar gjashtë gra për ngacmim seksual, shkruan financialtimes.


Cuomo mohoi pretendimet e grave, shumica e të cilave punonin me të gjersa akuza e fundit erdhi nga një ndihmëse, e cila tha se Cuomo “e preku” atë pasi e thirri në zyrë me pretekstin se “ata duhet të flasin për punën”.

Ai gjithashtu po akuzohet rreth ndërtimit të dobët të strukturave mbajtëse të një ure në metropolin amerikan.

Cuomo mohoi akuzat, Times-Union njoftoi të mërkurën, duke thënë se ai “kurrë nuk bëri një gjë të tillë” dhe i quajti detajet “të neveritshme”. /Telegrafi/