LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Podujevës shpreh shqetësim për plagosjen e nxënësve në klasë

Kryetari i Podujevës shpreh shqetësim për plagosjen e nxënësve në klasë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim lidhur me plagosjen e dy nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Fan S.Noli” në Podujevë, të cilët janë plagosur në klasë nga një predhë e shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës.

Veliu thekson se institucionet e sigurisë janë në fazën e hetimeve dhe sigurisht se do të dalin me informatë zyrtare dhe të detajuar për rastin.

Lexoni të plotë deklaratën e kryetarit Veliu:


“Sot në mëngjes nga Drejtoria e Shkollës Teknike ‘Fan S. Noli’ jam njoftuar se nga një predhë e  shkrepur nga armë zjarri jashtë objektit të shkollës, dy nxënës brenda në klasë kanë marrë plagë të lehta.

Me të marrë lajmin kam vizituar shkollën, ku lidhur me rastin u njoftova nga udhëheqja e shkollës dhe Policia e Kosovës.

Institucionet e sigurisë janë në fazën e hetimeve dhe sigurisht se do të dalin me informatë zyrtare dhe të detajuar për rastin.

Ky rast është për shqetësim, por fatmirësisht nxënësit i kanë shpëtuar më të keqes dhe shpresojmë se plagët e marra nuk do të kenë pasoja për shëndetin e tyre.

Ndërsa, qytetarëve u bëj apel që të përmbahen nga të shtënat me armë, sepse rasti i sotëm dëshmon më së miri për rrezikun që mund ta sjellë përdorimi i tyre në mënyrë të pakontrolluar”. /Telegrafi/