LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi: Jam i sigurt se shqiptarët nuk qëndrojnë prapa vrasjes së Ivanoviqit (Video)

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi: Jam i sigurt se shqiptarët nuk qëndrojnë prapa vrasjes së Ivanoviqit (Video)

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq duke folur për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, për deklaratat e djeshme të kreut të shtetit serb, Alleksandar Vuçiq rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shpreson se do të zbulohet rasti duke shtuar se në Serbi ka njerëz që e dëshirojnë paqen dhe zgjidhjen afatgjate të raporteve Kosovë-Serbi.

I pyetur për deklaratat e Vuçiqit, me të cilat ai përpiqet të hedh fajësinë për vrasjen e Ivanoviqit tek shqiptarët, duke përmendur emrat e Florian Ejupit dhe Nexhemedin Zekajt, Sandulloviq ka thënë se ndjehet i tmerruar.


“Unë mund të them se sinqerisht se jam i tmerruar me retorikën e sëmurë  të një diktatori ballkanik, një mafiozi të vërtetë në rajon, të një krimineli që përdor të gjitha mjetet  për ta mbuluar të vërtetën. Ai gënjen shqiptarët e Kosovës, gënjen BE-në, gënjen SHBA-të se ai është bartës i paqes, e në fakt ai është  faktori i vërtetë i destabilizimit dhe pengesë e zgjidhjes  përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Jam i tmerruar me gënjeshtrat e tij të sëmura, meqë përballem në baza ditorë me marifet  dhe nënkëmbëzat e tij dhe gjërat e trilluara. Situata në të cilën gjendet Serbia është katastrofë e vërtetë dhe kjo është bartur në Kosovë. Ju e dini se unë kam qenë politikani i vetëm që në kohën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit kam thënë haptazi se kam shumë argumente për të dyshuar që pikërisht Aleksandar Vuçiq dhe pjesë të autoriteteve të tjetërsuara serbe, dmth organizata kriminale me të cilat komandon Vuçiq dhe i vëllai i tij, qëndrojnë prapa kësaj vrasje makabre. Mos të harrojmë se ky ishte njeriu që paralajmëronte hakmarrje ndaj gazetarit të ndjerë, Sllavko Çuruvija. Ky ishte njeriu që festonte dhe dehej, bashkëpunëtori i afërt i Klanit të Zemunit, që e vranë kryeministrin Zoran Gjingjiq. Mos të harrojmë se pikërisht Vuçiqi mi dërgonte mua njerëzit nga BIA, duke më kërcënuar me vrasje, nëse Partia Republikane vazhdon të punoj për paqen në rajon, me Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën”.

“Mund ta them me siguri të lartë se kjo çka po bënë Aleksandar Vuçiq është hedhje e pluhurit në sy. Ai po tenton që të tërheq vëmendjen nga ngjarjet dhe marrëveshjet e arritura. Ardhja e tij në pushtet ishte kryekëput që ta zgjidh çështjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ofroj atë që moti është e ditur në botë, Amerikë dhe Evropë, pavarësimin  e Kosovës nga Serbia, pas një lufte  të përgjakshme, të padrejtë dhe të nxitur me dhunë. E tëra për të përfituar individët. Jam i sigurt se shqiptarët nuk qëndrojnë prapa kësaj vrasje. Unë kam biseduar edhe me deputetët në Prishtinë, që ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Olliver Ivanoviqit dhe të cilët më thanë haptazi se dyshojnë tek autoritetet në Serbi dhe askush nuk dyshon tek pala shqiptare. Unë ,ja tash I pyes qytetarët e Kosovës: Pse shqiptarët do të ja këpusnin vetes degën mbi të cilën qëndrojnë, kur ai ka dashur, unë kam qenë afër marrëveshjes me të, që të ulemi dhe t’i mundësoj  bisedën me kolegun tim republikan, Faton Kurtin, për të gjetur zgjidhjen e vërtetë ,jo të rrejshëm çfarë ofron Alleksandar Vuçiq, duke ju gënjyer juve, Evropën dhe Amerikën”, shtoi më tej Nikolla Sandulloviq.

I pyetur të komentoj deklaratat e Vuçiqit rreth Millan Radojçiqit ku Vuçiq  thotë se Radojçiq nuk është lule, por se është i sigurt dhe se ka fakte se Radojçiq në asnjë mënyrë nuk ka qenë pjesë e likuidimit të Ivanoviqit, Sandulloviq ka thënë se Vuçiqit është psiqikisht i sëmurë sikurse Millosheviqi.

“Shikoni sa larg ka shkuar ai me gënjeshtrat e sëmura. Opinioni në Kosovë duhet ta di se ai është fizikisht shumë i sëmurë dhe në rrezik jete, se ai është psiqikisht i sëmurë dhe  sikurse Millosheviqi ka hyrë në fazën e fundit, që më kriminelët të sundoj dhe mbroj pushtetin e vet. Alleksandar Vuçiq, këtu në Serbi po zbaton dhunën e vërtetë kriminale, i ngrit  dhe i liron nga përgjegjësia kriminelët. Rreth tij, në sigurim, janë vrasësit, njerëz që kanë qenë në burg për tregti me narkotik, njerëz që rrahin gazetarë e qytetarë. Këtu zotëron pushteti i frigës dhe mos të ju befasoi se ai përpiqet të shfajësoj  Millan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin ,derisa në Serbi ata shihen si bartës kryesor të veprimeve kriminale dhe kanaleve të kontrabandës ne mes të Serbisë dhe Kosovës. Vuçiq tash u kujtua ta thotë se Radojçiq nuk është lule dhe harron se kishte thënë se nuk e njeh, derisa unë nuk I publikova fotot e përbashkëta të  Vuçiqit, Radojçiqit dhe Veselinoviqit”.

“…Në Serbi Milan Radojçiq, sikurse edhe Zvonko Veselinov, është i mbrojtur nga policia sekrete. Ata voziten me automjete të blinduara, kanë leje për bartjen e armëve dhe Serbia është një çerdhe kriminale, ku sa më shumë të  jetë kriminel ,aq më shumë është i lidhur me pushtetin dhe i mbrojtur nga dora e drejtësisë. Radojçiq është njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Këta janë hallkat e tij që nxitën jo stabilitet, frikë dhe konflikt në mes  të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, duke shfrytëzuar  termin patriotizëm dhe nacionalizëm”, tha ndër të tjera Nikolla Sandulloviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori