LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i OVL-UÇK reagon ndaj deklaratave të kryetares së Gjykatës Speciale

Kryetari i OVL-UÇK reagon ndaj deklaratave të kryetares së Gjykatës Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë në Prishtinë, ka folur rreth procedurave të arrestimit dhe paraburgimi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuzat të pretenduara për krime lufte.

Ndërkaq në anën tjetër Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati deklarime e Trendafilovës se Gjykata Speciale do t’i ndjek individët e jo UÇK-në, i ka quajtur të kota sepse janë vetë individët që e kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se çdo dënim i tyre dënohet edhe vetë lufta çlirimtare e UÇK-së.


“Ne nuk jemi kundër gjykatave por jemi kundër kësaj padrejtësie në këtë rast si gjykata Speciale e cila është komplet e njëanshme sepse do t’i ndjek vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ne nuk i kemi ikur asnjë herë asnjë gjykate por jemi kundër që kjo gjykatë është jashtë territorit të Kosovës, sepse ka qenë dashtë që kjo të funksionoj me prokuror dhe gjykatës. Ardhja e Trendafilovës nuk na ka befasuar e as nuk jemi kundër kësaj vizite, por jemi kundër qëllimit të pretendimeve të kësaj gjykate, të cilës në nuk i besojmë fare sepse është e pa drejtë sepse formimi i saj është bërë për apetite të Serbisë”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Ndërkaq sa i përket reagimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku disa prej tyre e lëshuar sallën në formë pakënaqësie ndaj gjykatës, Gucati ka thënë se këto veprime të tyre janë të kota sepse vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar Gjykatën Speciale, dhe kjo sipas tij le të jetë në ndërgjegje të vetë deputetëve pa dallim të cilës parti janë.

“Deklaratat e Trendalifovës se kjo gjykatë do t’i ndjek individët dhe jo UÇK-së, janë të kota sepse individët e kanë formuar UÇK-në, ajo nuk ka pikur prej qielli. Kanë qenë po ata individ që do të ndiqen që e kanë formuar dhe kanë kontribuar për UÇK-në dhe për këtë vend, sepse çdo dënim i ish- pjesëtarëve do të thotë dënohet edhe vetë lufta e UÇK-së”, ka thënë Gucati.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori