LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i LDK-së përkujton të rënët në Masakrën e Reçakut

Kryetari i LDK-së përkujton të rënët në Masakrën e Reçakut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përkujtoi të rënët në Masakrën e Reçakut, në 20 vjetorin e kësaj masakre.

Mustafa theksoi se 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës


“Sot 20 vjet më parë, banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga forcat e regjimit serb dhe 45 banorë të pa armatosur të këtij fshati u masakruan pamëshirshëm po të njëjtin mëngjes. Të nesërmen, shefi i misionit të OSBE-së William Walker, pas një vizite nga afër, kishte deklaruar, ‘Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit!’. 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës. Kjo ditë, poashtu, i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe planeve të tij fashiste, duke shënuar kështu kthesën e madhe të qasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij regjimi që rezultoi në bombardimet e NATO-s 78 ditë rresht. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Foto: Arkiv