LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kaçanikut flet për punësimin e dhëndrit si zyrtar të Pylltarisë

Kryetari i Kaçanikut flet për punësimin e dhëndrit si zyrtar të Pylltarisë
Jeta në Komunë/ Kryetari i Komunës së Kaçanikut - Besim Ilazi, Foto: Fatrion Ibrahimi

Në emisionin ‘Jeta në Komunë’ me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, është diskutuar edhe për nepotizmin në këtë komunë.

Asamblisti Bekim Koxha ka ngritur çështjen e punësimit të dhëndrit të kryetarit si zyrtar i Pylltarisë.


“Konkretisht e kam punësimin e dhëndrit të vet që e ka bë zyrtar të Pylltarisë me shkollë të mesme teknike, në këtë rast zyrtat të lartë të pylltarisë që s’ka të bëjë kurrgjë me pylltarinë. Kah e mori, me vendim e ka çu atje. E ka pasë shofer, e ka dhëndër e ka marrë e ka çu në punë atje.”, ka thënë Koxha.

Ilazi ka treguar se si dhëndri i tij ka ardhur deri tek punësimi në sektorin e Pylltarisë.

“Dhëndri jem ka qenë shofer prej vitit 2012 me konkurs të rregullt, ka qenë me koeficient gjashtë tek unë dhe tash e ka pesë. Është teknik që i lëshon vërtetimin. Nëse qenka zyrtar i lartë prej shoferit në gjashtë, ka ra në pesë ky po e vlerëson.”, ka thënë ai.

Polemikat mes Koxhës dhe Ilazit kanë vazhduar për punësimin e dhëndrit të kryetarit. “Ai është teknik i makinerisë, nuk ka të bëjë me pylltari kurgjo”, është shprehur Koxha.

“Kur ti don me pre në pyll tem ai ta jep një vërtetim, nuk ka tjetër sen ai”, ka thënë Ilazi. “Duhet me pas një ekspert të pylltarisë, jo me pas teknik”, ka shtuar Koxha./kallxo.com