LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Ivanov do të merr pjesë në forumin ‘Crans Montana’

Kryetari Ivanov do të merr pjesë në forumin ‘Crans Montana’

Kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin 28-të vjeçar të forumit ‘Crans Montana’, që po mbahet në Barcelonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temat e diskutimit janë fokusuar në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, krizën emigruese, përforcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mundësitë për bashkëpunimin në Mesdhe, Afrikë dhe Lindjen e Afërt, njofton AIM.


Forumi ‘Crans Montana’ është themeluar në vitin 1986 me qëllim që të sigurohet bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar dhe lidhje e aktorëve ekonomikë në nivel botëror, si dhe të kontribuojë ndaj rritjes globale ekonomike, duke siguruar stabilitet, barazi dhe siguri. /Telegrafi/