LAJMI I FUNDIT:

Kryetari iu sistemua në Ministri të Shëndetësisë, reagon Sindikata e Shërbimit të Jashtëm

Kryetari iu sistemua në Ministri të Shëndetësisë, reagon Sindikata e Shërbimit të Jashtëm

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, ka reaguar lidhur me vendimin që është marrë që kryetarin e kësaj shoqate, Agron Malokun ta sistemojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në reagimin e Shoqatës thuhet se Maloku është transferuar për t’i dhënë përparësi që të sistemohet një zyrtar tjetër në Ministri të Diasporës, e që sipas Shoqatës nuk ka gradën diplomatike e shërbimin e nevojshëm për shërbim të jashtëm.

“Z. Agron Maloku, kryetar i Shoqatës Sindikale ka pranuar një vendim nga MPB-ja (16.09.2022) përmes të cilit sistemohet në Ministrinë e Shëndetësisë, kinse në kuadër të sistematizimit dhe riorganizimit të ri të MPJD-së. Z. Maloku është diplomat i karrierës, bartës i funksionit të drejtorit që nga themelimi i MPJ-së më 2008 dhe udhëheqës për një kohë të gjatë i Departamentit për diplomaci ekonomike në MPJ dhe ka ushtruar pozita të rëndësishme në misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.

Duhet theksuar që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Komisioni në kuadër të MPJD-së kishte vendosur Z. Maloku në listën për transfer në ndonjë ministri tjetër, duke i dhënë përparësi kundrejt tij për sistematizim një zyrtari të Ministrisë së Diasporës, pa gradë diplomatike dhe pa përvojën e nevojshme në shërbimin e jashtëm”, thuhet në reagim.

Nga Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm është thënë se ky veprim po bëhet për hakmarrje, shkaku i veprimtarisë sindikale të Malokut dhe është kërkuar edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të reagojë.

Shoqata Sindikale i ka bërë thirrje menaxhmentit të MPJD-së dhe MPB-së që ta shfuqizojnë vendimin për sistemimin e Malokut. Po ashtu ka kërkuar nga Avokati i Popullit ta trajtojë rastin.

“Në të njëjtën kohë Shoqata Sindikale i bën thirrje BSPK-së ta përdorë autoritetin e saj për t’i mbajtur përgjegjës menaxhmentin e MPJD-së dhe MPB-së për veprimet e kundërligjshme dhe njëherit i kërkojmë BSPK-së të mbrojë Shoqatën Sindikale duke bërë denoncimin për shkeljet e tilla para autoriteteve të ndjekjes dhe atyre gjyqësore. Shoqata Sindikale i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë së Shtetit që në mënyrë ex officio ta trajtojnë me urgjencë një shkelje të tillë, që ka ardhur si hakmarrje për veprimet sindikale legjitime dhe ligjore, në mbrojtje të të drejtave të stafit dhe vënies së ligjshmërisë në MPJD.

Kësaj veprimi hakmarrës ndaj z. Maloku, i ka paraprirë edhe ndërhyrja në mënyrë të kundërligjshme i zyrtarit pasues të ish-MD, i cili ka iniciuar procedura për furnizime me vetura në shumën prej 150 mijë euro, pa u përmbushur kriteret ligjore për një gjë të tillë, procedurë e cila duhet të iniciohet nga pozita e z. Maloku.

Kjo ndërhyrje në kompetencat e z. Maloku më pastaj është bërë pjesë e hetimeve të institucioneve të ndjekjes penale – Prokurorisë së Shtetit, dhe si rrjedhojë e kësaj, menaxhmenti i MPJD-së është vënë në mbrojtje të zyrtarit të përfshirë, ndërsa është duke e persekutuar dhe ndëshkuar z. Maloku si mbrojtës të ligjshmërisë”, thuhet në reagimin nga Shoqata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori