LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjykatës Supreme takon homologun turk, flasin për sfidat e gjyqësorit në kohë pandemie

Kryetari i Gjykatës Supreme takon homologun turk, flasin për sfidat e gjyqësorit në kohë pandemie

Me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë të Turqisë, Mehmet Akarca, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Të mërkurën, kryetari Peci, bashkë me homologë të gjykatave të larta nga Evropa dhe më gjerë, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit 2021-2022, ceremoni e përcjellë me inaugurimin e objektit të ri të Gjykatës së Lartë në Ankara.

Të enjten, kryetari Peci ka zhvilluar takim bilateral me kryetarin Akarca dhe me kryeprokurorin  Bekir Şahin, me të cilët kanë diskutuar sfidat e gjyqësorit në këtë periudhë pandemie si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy sistemeve gjyqësore.

Me këtë rast, kreu i Supremes e ka falënderuar homologun turk për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar për Kosovën.

Gjatë ditës së enjte, delegacionet nga vendet e ftuara, përfshirë Kosovën, kanë marrë pjesë në Simpoziumin “Parimet e Ekselencës në Gjykatat e Larta”, me ç’rast në cilësinë e penalistit, kryetari Peci ka elaboruar funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Gjykata e Lartë e Turqisë, kanë marrë pjesë kryetarë të gjykatave të larta e kryeprokurorë nga 14 shtete të Evropës dhe Azisë, në mesin e të cilëve edhe u.d. kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori