LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi takoi Infantinon dhe shumë homologë gjatë Kongresit Zgjedhor të UEFA-s – i fton për vizita dhe bashkëpunim

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi takoi Infantinon dhe shumë homologë gjatë Kongresit Zgjedhor të UEFA-s – i fton për vizita dhe bashkëpunim

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino gjatë kongresit zgjedhor të UEFA-s.

Sot ( enjte) në Romë ka filluar Kongresi Zgjedhor i UEFA-s, në të cilin po marrin pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Para nisjes së punimeve të këtij kongresi, presidenti Ademi ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ku në një bisedë tejet miqësore diskutuan për projektet që kanë të bëjnë me futbollin e Kosovës si dhe për vizitën e Infantinos në Kosovë.


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takime me homologët nga Danimarka e Qipro
Lexo po ashtu Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takime me homologët nga Danimarka e Qipro

Po ashtu, presidenti Ademi ka takuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) Reinhard Grindel, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin e frytshëm në shkollimin e kuadrove të trajnerëve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit në projekte tjera.

Gjithashtu, Ademi ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, ku janë shkëmbyer urimet e ndërsjella për sukseset e ekipeve kombëtare, duke qenë se Kosova dhe Rumania janë kombëtaret e vetme që nuk kanë pësuar humbje në 19 muajt e fundit.

Para punimeve të Kongresit, presidenti Ademi së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka kanë takuar edhe presidentin e Federatës kroate, Davor Shuker dhe atë të Ishujve Faroe, Christian Andreasen.

Të rikujtojmë se në zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori