LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Dibrës dënoi shkatërrimin e gypave të sistemit për ujitje

Kryetari i Dibrës dënoi shkatërrimin e gypave të sistemit për ujitje

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata e dënoi shkatërrimin e fundit të njëpasnjëshëm të pronës komunale dhe kërkoi nga kompetentët t’i zbulojnë autorët dhe ta marrin dënimin e merituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpreh dënim të ashpër lidhur me sjelljen e fundit vandale të ndonjë individi ose grupi kriminelësh, të cilët kanë shkatërruar me djegie gypa plastike të sistemit për ujitje, i cili kalon afër rrugës Dibër-Bomovë dhe në rrugën për fshatrat Ame dhe Basnjshtë”, deklaroi Lata.


Ai gjithashtu se kjo dukuri negative është tendencë destruktive dhe nuk është në dobi të bashkësisë dhe shoqërisë në tërësi./Telegrafi/