LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe kryetari i Parlamentit të Suedisë urojnë kryeparlamentaren Vjosa Osmani

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe kryetari i Parlamentit të Suedisë urojnë kryeparlamentaren Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit.

Në letrën e tij dërguar kryetares Osmani, Wolfgang Sobotoka ka potencuar rolin mbështetës të Austrisë në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se ndër vite është ndërtuar një bazë shumë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe këto marrëdhënie duhet fuqizuar edhe më tej.

Ndërkaq kryetari i Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Suedisë me Kosovën në të gjitha fushat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ai i ka bërë ftesë kryetares së Kuvendit për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë, në një kohë të afërt. /Telegrafi/​


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori