LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Deçanit: Në pjesën më të madhe të shkollave ka filluar mësimi

Kryetari i Deçanit: Në pjesën më të madhe të shkollave ka filluar mësimi

Në komunën e Deçanit, greva e mësimdhënësve po shkon drejt fundit. Sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, atje ka filluar mësimi në pjesën më të madhe të shkollave.

Ramosaj ka thënë për Telegrafin se edhe mësimdhënësit edhe nxënësit janë në shkollë.


Ai ka bërë të ditur se tash do ta ketë edhe një takim me mësimdhënësit që sipas tij, po kanë hezitime ta ndërpresin grevën.

“Në pjesën më të madhe të shkollave ka filluar mësimi. Mësimdhënësit janë në shkollë, nxënësit janë në shkollë dhe duket se çdo është në rregull. Tash në orën 09:00 e kam edhe një takim me mësimdhënësit që kanë hezitime”, ka thënë Ramosaj.

Duke parë situatën në Deçan, atje pritet të shkojë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj.

Bytyqi pas takimit me SBASHK-un: Presim që nesër të filloj mësimi
Lexo po ashtu Bytyqi pas takimit me SBASHK-un: Presim që nesër të filloj mësimi

Jasharaj ka thënë për Telegrafin se të dhënat e SBASHK-ut, janë të ndryshme me ato të kryetarit të Komunës.

Ai ka bërë të ditur se pas vizitës në Deçan, do të dalin me komunikatë për të treguar nëse ka filluar mësimi në ndonjë shkollë.

“Unë jam në një takim me Këshillin Grevist dhe do të vizitojmë disa shkolla në komunën e Pejës. Pas kësaj do të shkojmë në Deçan ku do ta shohim për së afërimi situatën. Të dhënat tona flasin ndryshe, por pikërisht për këtë ne po shkojmë atje dhe rreth orës 13 apo 14 ne do të lëshojmë një komunikatë ku do të tregojmë nëse ka filluar mësimi në ndonjë shkollë”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.

Pikërisht në komunën e Deçanit, dje kishte dhënë dorëheqje edhe kryetari i SBASHK-ut, Avdullah Lataj.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj kishte shkruar në facebook se dorëheqja e tij, ka ardhur pasi Lataj ka qenë kundër grevës.

“Të nderuar mësimdhënës të komunës së Deçanit, dua të bëj një sqarim në lidhje me dorëheqjën e prof.Avdullah Lataj nga kryetari i SBASH-ut në Deçan. Arsyeja e dorëheqjes është sepse Prof. Avdullah Lataj nuk ka qenë i pajtuar të vazhdoj greva”, ka shkruar Ramosaj në facebook.

Paralajmërime për ndërprerjen e grevës ditëve të fundit ka pasur edhe nga komuna e Junikut, Obliqit, Klinës dhe Hanit të Elezit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori