LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Deçanit krijon shtab emergjent për të menaxhuar gjendjen pas reshjeve

Kryetari i Deçanit krijon shtab emergjent për të menaxhuar gjendjen pas reshjeve

Pas vërshimeve në Deçan, si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm, ku edhe bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shërbimin e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe Kompaninë “Higjiena”, si dhe kompanitë tjera, kanë krijuar një shtab të emergjencave.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të komunës së Deçanit, ku thuhet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kthehet gjendja e krijuar në normalitet.


“Jam i shqetësuar edhe unë si kryetar i komunës me këtë gjendje. Kjo situate është krijuar si pasojë e  një kanali i  quajtur ,,Përroi i Ukjave,, cili xhindet në kryqëzimin e rrugës ,,Sali Çeku,, tek rruga që të  dërgon  tek Manastiri dhe rruga e UÇK-së. Ky kanal disa herë është pastruar dhe betonuar por  kjo vjen si pasojë e pakujdesisë  së qytetarëve të cilët në vazhdimësi hedhin mbeturina, dhe një shi i rrëmbyeshëm sikurse ka rënë mbrëmë sjell edhe pasoja dhe dalje te ujit nga shtrati  neper qytet”, tha Ramosaj.

Deçani vërshohet nga shiu (Foto/Video)
Lexo po ashtu Deçani vërshohet nga shiu (Foto/Video)

Gjatë këtij takimi me shtabin emergjent, ai bashkë më kompanitë e kontraktuara dhe shtabin e krijuar kanë dalë edhe në terren për të parë nga afër  gjendjen .

Ata kanë vizituar edhe fshatrat Carrabreg, Prilep, Rastavicë, Baballoq , Isniq, dhe Dubovik.

Ekipet emergjente me kompanitë e kontraktuara janë dukë punuar në lirimin e urave në Carrabreg , Prilep dhe Baballoq ku paraqesin më shumë rrezik për përmbytje.

“Besoj se deri në orët e mbrëmjes gjithçka do të normalizohet  ndërsa ky shtab më pastaj  do të dalë në terren dhe do të bejë edhe verifikimin e dëmeve nëse ka shkaktuar në ndonjë ekonomi familjare apo biznese. Vlen te theksohet se përkundër gjendjes së krijuar  situata është nën kontroll”, tha Ramosaj.

Ramosaj po ashtu ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes, ndërsa kërkoi që fëmijët të jenë nën përcjelljen e të rriturve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori