LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni ju urojnë fitoren e kombëtares (Foto)

Kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni ju urojnë fitoren e kombëtares (Foto)

Kombëtarja i bashkon shqiptarët dhe kjo u vërtetua edhe mbrëmë ku gjëmuan sheshet dhe buçitën rrjetet sociale në mbështetje të lojtarëve që e mposhtën Rumaninë me rezultat 1 me 0.

Loja ishte perfekte, goli i Armando Sadikut ishte i magjishëm kurse mbështetja e tifozëve në tribuna ishte e mrekullueshme.


Nga ana tjetër edhe në rrjetet sociale pati mbështetje dhe statuse e cicërima që jepnin sinjal se shqiptarët i kanë punët mirë.

Politika me vite ka përçarë shqiptarët e Maqedonisë duke përdorur maksimën ‘ata janë të këqinj, ne jemi të mirët’ duke ju referuar partive kundërshtare.

Mbrëmë kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni harruan politikën dhe uruan qytetarët për fitoren historike. Telegrafi Maqedoni ju sjell urimet e tyre, një nga një!

Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim shkruan ”Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përgëzoj djemt Kuq e Zi të kombëtarës për këtë të arritur gjigande që gëzoi çdo shqiptar në çdo cep të botës.
S’ka më mirë se me qenë shqiptar. Urime të gjithëve.
‪#‎ALB‬ ‪#‎EURO2016‬” përfundon kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti urim

Menduh Thaçi ka uruar çunat e kombëtares ”Ju gëzoftë zemra djemëve të kombëtares , që na gëzuat kaq shumë !#‎ALB‬M.Th” shkruan Menduh Thaçi.

Menduh Thaci urim

Vesel Memedi nga RDK ka uruar dhe ka kërkuar të lihen anash statistikat ”Urime shqiptarë. Shijonja këtë pjesë të historisë. Sëpaku për sonte lini anash statistikat. Kënaquni.”

Vesel Memedi urim

Kryetari i Strugës dhe i LR-PDSH, Ziadin Sela ka nxjerrë një fotografi me një mik nga një stadium. Më herët ai ka shkruar ”Shqiiiiiiiiiiiiiiipeeeeeeeeriiiiiiiiiàaaaaaaaa”

Sela urim 2

Sela urim 1

Kryetari i Lëvizjes Besa në Facebook-un e tij zyrtar ka shkruar ”Fitorja e sontme e Shqipërisë është dëshmia më e mirë se ata që e duan dhe përpiqen për fitore, detyrimisht ia arrijnë.
Nëse kemi ndonjë rrëfim të mirë në këto 25 vjet, ky pa dyshim është kombëtarja jonë.
Urime Shqipëri dhe ju shqiptarë të dashur!” përfundon Kasami.Bilall Kasami urim

/Telegrafi/