LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës me marrëveshje për planin e integruar të mbeturinave

Kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës me marrëveshje për planin e integruar të mbeturinave

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një plani ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave dhe marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Zëvendësministrja e MMHPI-së, Linda Çavdarbasha, ka thënë se kjo ministri është e përkushtuat që t’i mbështes komunat e Kosovës për menaxhimin dhe klasifikimin e mbeturinave.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama këtë memorandum e ka quajtur nismë të mirëfilltë për komunat e rajonit të Prishtinës.

Rama ka kërkuar mbështetje edhe për fusha tjera për komunat.

Menaxheri i projektit në GIZ, Stefan Mager, theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi shënon hapin e parë të procesit për krijimin e planit të integruar të mbeturinave.

Qëllimi kryesori i punëtorisë është që struktura drejtuese e komunave në rajonin e Prishtinës të informohet për konceptin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe zhvillimin e procesit dhe që kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës të nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit, duke shërbyer si pikë hyrëse drejt hartimit të planit të integruar ndër-komunal për menaxhimin e mbeturinave dhe marrëveshjes për bashkëpunim ndër-komunal në sektorin e menaxhimit të integruar të mbeturinave./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori