LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave të Drenicës bëjnë apel për bashkim të shqiptarëve

Kryetarët e komunave të Drenicës bëjnë apel për bashkim të shqiptarëve

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, kanë bërë së bashku homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së.

E këtë ata thonë se e bënë për të treguar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të dërgojnë proceset e shtetit përpara.

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, u shpreh se vetëm bashkë mund të arrijnë qëllimet e tyre, duke thënë se edhe UÇK-ja arriti qëllimet e tyre pasi ishin të bashkuar.

“Si zakonisht të dy komunat, Skënderaj dhe Drenasi kemi bërë gjithë homazhe bashkë, kemi nderuar bashkërisht, kemi respektuar bashkërisht në shenjë kujtimi, por edhe asaj idesë që me dhënë shembull të gjithëve se vetëm të bashkuar mund të arrijmë qëllimet tona. Ashtu siç i arriti UÇK-ja që ishte bashkë dhe shembulli më i freskët që e kemi edhe në ndërtim dhe zhvillim të vendit, vetëm të bashkuar mund të arrijmë dhe është vëllezërit tanë nga Malësia, Tuzi. Kështu që, uroj që ne si shqiptarë të jemi bashkë, unik dhe t’i dërgojmë proceset përpara”, tha Jashari.

Kurse, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë unik, pasi sipas tij kur janë bashkë fitoret nuk mungojnë.

“5, 6 dhe 7 marsi janë një datë më e rëndësishmja e brezit tonë, e historisë tonë të re. Ne bashkë me Bekimin si për çdo vit po vijmë këtu për të përkujtuar komandantin legjendar dhe familjen Jashari, por edhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe për t’ia kujtuar vetes që të mos harrojmë asnjëherë që të bëjmë gabime gjatë punës tonë. Ne i ftojmë të gjithë shqiptarët që të jenë unik, të jenë bashkë siç e tha edhe Bekimi dhe e dëshmoi edhe Tuzi se kur jemi bashkë fitoret nuk na mungojnë”, tha Lladrovci.

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori