Slogani im parazgjedhor ishte: “PDK ka mbetur pa kokë, ndërsa LDK pa flamur”. Tash, a më e rëndësishme është koka apo flamuri, kjo është çështja. Zgjedhjet treguan se të mbetesh pa kokë është më pak e dëmshme sesa të mbetesh pa flamur, prandaj PDK doli e dyta. LDK kishte mendim të kundërt rreth kësaj dileme dhe morën nga elektorati një përgjigje që nuk u pëlqeu, sidomos jo kryetarit, tashmë në dorëheqje. Në këtë parti, këto ditë do të përcaktohen sërish rreth kësaj dileme.
Sikurse edhe duket qartë, Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë për frymëmarrje artificiale. Në rregull, nuk është se ka mbetur kush pa e kuptuar këtë fakt dhe nuk pretendoj se thash diçka të re apo kushedi sa të mençur. Por, askush nuk po arrin të kuptoj se si një parti e cila kishte fituar zgjedhjet e para të pasluftës pa bërë as fushatë madje, thjesht kishte fituar me duar në xhepa, tash kur bëri një fushatë të fortë ra në gjunjë përpara një lëvizjeje e cila kësaj radhe thuajse nuk kishte bërë fare fushatë.
Kështu, në fund të dekadës së tetë të shekullit të kaluar, degë të tëra të Lidhjes Socialiste po kalonin në Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila u bë formë dhe mënyrë e ikjes kolektive të qytetarëve nga sistemi, nga robëria. Ikja bëhej kolektive sepse pasojat ishin të rënda dhe individët i përballonin me vështirësi, sidomos diferencimin familjar e shoqëror, “lëçitjen” mesjetare dhe represionin e një shteti autoritar dhe të huaj. Tash, ikjen masive të votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas tridhjetë vitesh, drejt një lëvizjeje tjetër, pakkush po arrin të e kuptojë, e sidomos këtë nuk arrin ta bëjë udhëheqja e kësaj partie e cila ka merita të mëdha, në fakt më të mëdhatë për rrënimin e saj. A do të bëjë vetëm zëvendësime teknike kjo parti, apo do të rikthej flamurin e humbur rrugës?
Kryetari i saj në dorëheqje, duke iu referuar mediave, e qortoi elektoratin besnik për tridhjetë vjet, ose më saktë njëzet e pesë vjet besnik. Kur vdiq kryetari historik i kësaj partie, asokohe edhe presidenti i vendit, Ibrahim Rugova, besimi i qytetarëve u luhat, por me inercion vazhduan të ndjekin flamurin e tij që po e mbanin në dorë shpeshherë edhe grupet e konfrontuara brenda. Edhe kryetari aktual e përdori familjen e ish-presidentit si flamur, por me largimin e Vjosa Osmanit, ia dhanë edhe flamurin me vete. Ai ankohet se nuk e ka të qartë përse të dënohet kështu nga elektorati, partia e tij, një parti dhe një qeverisje e pakorruptuar dhe e suksesshme. Në prag të këtyre zgjedhjeve, për të paralajmëruar koalicionin e ri, ai po e mendonte sloganin e tij: “Kurrë (më) në koalicion me….”.
Për dallim prej tij, z. Rugova dikur mendonte se parimet janë të rëndësishme dhe se pazaret me pushtet duhen bërë për të ruajtur parimet dhe jo të bëhet pazar me parimet për pushtet.
Tash vijmë te fillimi i këtij shkrimi, pra përse fitoi pas lufte Lidhja Demokratike e Kosovës, pa e “shkrepur” asnjë premtim të madh në fushatë apo, ruana zot, pa shkrepur diçka më ndezëse se premtimet? Z. Rugova e kuptonte asokohe që kundërshtarët e tij do të bënin fushatën më të mirë për të. Duke e ditur se kundërshtarët e tij e donin pushtetin për motive krejtësisht të tjera nga ato që ai i kishte deklaruar dhe u përmbahej, ai synonte vetëm pushtetin moral, ndërkohë që qeverisjen ua la të tjerëve të cilët për shkak të rrethanave historike apo fuqisë së organizuar kishin mundur të prishnin gjithçka që ishte krijuar me aq mund. Me këtë ai u bë flamur, përhapës i frymës së bashkimit, qytetarisë dhe paqes. Pas vdekjes së tij, lufta për pushtet në këtë parti theu të gjitha parimet e proklamuara dhe të jetësuara të z. Rugova. Emri i tij u bë flamur dhe rrugë për të ardhur në krye të kësaj partie e nuk ishte më flamur që printe për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe të begatë.
Këto ditë, 40 vjet pas demonstratave që e nisën rënien e ish-Jugosllavisë, 30 vjet pas lindjes së kësaj partie, 20 vjet pas çlirimit dhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, kjo parti ndodhet në udhëkryq: do të zgjedh një kryetar që do bëhet flamur i ri, apo një flamurtar të ri për flamurin e rugovizmit. Lëvizja Vetëvendosje i mori elektoratin sepse paraprakisht kishte marrë në listën e saj znj. Osmani me gjithë “flamurin” e Rugovës para varrit të të cilit u patën përkulur së bashku me Albin Kurtin. Ata u përkulën përpara Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit, dy liderëve që nuk arritën të jenë nën një flamur partie asnjëherë, por që ishin bashkë nën flamurin e lirisë dhe të Kosovës.
Çfarë do të zgjedhë LDK-ja: një kryetar apo një flamur të ri?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin