LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi i KPK-së, Maloku dhe ambasadori i OSBE-së, Davenport diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryesuesi i KPK-së, Maloku dhe ambasadori i OSBE-së, Davenport diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryesuesi Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku ka pritur sot në takim ambasadorin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport.

Kryesuesi Maloku dhe ambasadori Davenport, gjatë këtij takimi kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes KPK-së dhe OSBE-së, me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial, ku është theksuar se OSBE-ja në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes mbajtjes së trajnimeve specifike në mbështetje të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, në hartimin e planeve strategjike, objektivave, akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.


Në njoftim thuhet se Maloku ka shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që jep OSBE-ja në hulumtimet dhe monitorimin e rasteve të dhunës në familje, hartimin e raporteve monitoruese dhe hartimin e Strategjisë kundër trafikimit të njerëzve, ku pjesë e këtij autoriteti është Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Prokurori i Shtetit, si dhe hartimin e procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit.

Po ashtu, Maloku e Davenport, kanë theksuar se duhet t’i kushtohet rëndësi Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila është bërë pjesë e legjislacionit të Kosovës, gjë që është e nevojshme që prokurorët të cilët merren me rastet e dhunës në familje si dhe mbrojtësit e viktimave të krimit të fitojnë njohuri shtesë lidhur me këtë konventë.

Ndërkaq, ambasadori Davenport, ka theksuar se vullnetin i tij dhe të organizatës që drejton për t’i mbështetur proceset e përbashkëta, në mënyrë që të realizohen synimet dhe të arrihet progresi i nevojshëm për zhvillim e sistemit prokurorial, me ç’rast do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe transparencës së sistemit prokurorial.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori