LAJMI I FUNDIT:

Kryesit e krimeve të luftës nuk mund të dënohen me më shumë se 20 vite, familjarët kërkojnë burgim të përjetshëm

Kryesit e krimeve të luftës nuk mund të dënohen me më shumë se 20 vite, familjarët kërkojnë burgim të përjetshëm

Kosova nuk mund t’i dënojë më shumë se 20 vite burgim personat që kanë kryer krime lufte në vitin 1999. Kjo pasi për të akuzuarit aplikohet Kodi Penal i ish-Jugosllavisë, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur janë kryer këto vepra penale.

Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë kësaj jave ka dënuar me dënimin maksimal prej 20 vitesh, Goran Stanishiq pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por ky dënim ngjalli shumë reagim, madje familjarët e personave të zhdukur në Kosovë thonë se me këto dënime po ofendohen dhe kërkojnë që kriminelët serbë që kanë kryer krime gjatë luftës të dënohen me burgim të përjetshëm.


Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Kosovapress se deri në vitin 2000, Kodi Penal i ish-Jugosllavisë kishte paraparë dënimin me burgim të përjetshëm dhe me vdekje, por pas luftës ky rregull u ndryshua nga ndërkombëtarët, prandaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë nuk mund të dënohem më shumë se me 20 vite burgim.

Miftaraj shtoi se ndaj të akuzuarit gjithmonë zbatohet ligji i favorshëm, prandaj sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk mund të bëjë asgjë në drejtim të rritjes së dënimit përtej asaj që është e përcaktuar në ligjet e asaj kohe.

Miftaraj: Gjykatat nuk mund të shqiptojnë dënim më të lartë se 20 vite

“Në vitin 1999 përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në atë kohë kur ka pasur kompetenca legjislative kishte miratuar një rregullore përmes të cilës ishte shfuqizuar dënimin me burgim të përjetshëm dhe dënimi me vdekje që kanë qenë në fuqi në kohën kur janë kryer veprat penale në vitin 1999 dhe me shfuqizimin e këtyre dënimeve atëherë dënimi maksimal që mund të jepet në këtë rast për vepra penale të krimeve të luftës është 20 vite. Gjykatat nuk mund të shqiptojnë dënim më të lartë sesa ajo që përcakton ligji i aplikueshëm dhe ligji i aplikueshëm flas për veprat penale të vitit 99’ është që për veprën për të cilën është akuzuar nuk mund të jepet dënim më i madh se 20 vite….Në kohën kur janë kryer veprat penalet të krimeve të luftës në Kosovë ligj i aplikueshëm ka qenë Kodi Penal i ish-Jugosllavisë…Është parim në drejtësi që ligji më i favorshëm zbatohet ndaj të pandehurit, respektivisht momentin kur UNMIK kur ka shfuqizuar dënimin dhe vdekje dhe burgim të përjetshëm për çdo vepër penale që është kryer para vitit 2000 vlen vetëm vitet paraprake të asaj kohe që kanë qenë në fuqi. Çdo ligj tjetër që është më i ashpër dhe i cili shkon në disfavor të të pandehurit sigurisht që gjykatat por edhe avokatit dhe të pandehurit kanë të drejtën dhe privilegjin të shfrytëzojnë dhe të zbatohet ligji që është më i favorshëm për ta në kohën kur është kryer vepra penale”, theksoi Miftaraj.

Edhe avokati, Arianti Koci thotë se institucionet e drejtësinë në Kosovë nuk mund të ndryshojnë asgjë në aspektin e rritjes së dënimeve për ata persona që kryen krime lufte.

Ndonëse e konsideron tejet të ulët dënimin me 20 vite burgim si në rastin e Goran Stanishiq, i cili ka vrarë 13 civil shqiptarë, Koci thotë se një praktikë e tillë është përdorur në të gjitha vendet që kanë qenë pjesë të ish-Jugosllavisë.

Koci: Dënimi prej 20 vitesh është i ulët, por ne nuk mund ta ndryshojmë sistemin

“Fatkeqësisht asgjë nuk mund të ndryshojmë sipas standardeve ndërkombëtare kryesi i veprës penale dënohet sipas ligjit penal në kohën e kryerjes së veprës penale apo ndonjë ligji më të favorshëm. Ne pra nuk mund të ndryshojmë asgjë figurativisht dhe hipotetikisht edhe Stanishiqi edhe po t’i vriste edhe 1 mijë shqiptarë brenda ditës ai nuk do mund të dënohej më shumë se 20 vite burg…Këtë rast konkret në këtë gjykim, trupi gjykues është anatemuar shumë por duhet të them se kanë kryer një punë fantastike… Unë i kuptoj shumë mirë familjarët dhe me të vërtetë për 13 vrasje është shumë pak por sistemi i drejtësisë funksionon në atë mënyrë ne jemi shtet juridik dhe ndoshta si satisfaksion duhet të jetë që edhe vendet në rajon të gjitha shtetet që kanë dal prej Jugosllavisë aplikojnë standardin e njëjtë edhe në Kroaci askush nuk është dënuar më shumë se 20 vite apo edhe në Bosnje. Plotësisht i kuptoj kjo është shumë pak por ne nuk mund ta ndryshojmë sistemin dhe nuk duhet ta ndryshojmë sistemin”, u shpreh Koci.

Me dënimin prej vetëm 20 vite burgim për Goran Stanishiq, i cili kishte vrarë 13 civil shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nuk po pajtohen familjarët të të zhdukurve gjatë luftës.

Nusrete Kumnova e cila edhe pas më shumë se 20 vitesh nga lufta ka të zhdukur djalin e saj, dënimin maksimal prej 20 vitesh për ata që kryen vrasje e masakra në Kosovë e konsideron tejet të ulët.

Madje, ajo kërkon nga institucionet e drejtësisë në Kosovë që ndaj kriminelëve serb të aplikohet burgim i përjetshëm.

Kumnova: Kriminelët që dalin para drejtësisë të dënohen me burg të përjetshëm

“Për ne familjarët është shumë e dhimbshme dhe ky dënim më i vogli është sepse ata kanë marrë me mijëra jetëra të njerëzve shqiptarë të pafajshëm. Na kanë marr fëmijët nga shtëpitë me 20 vite dënim është ofendim për familjet që na mungojnë më të dashuritë tonë…Po ofendohemi të gjithë familjarët me këto dënime të vogla nuk janë të mirëseardhura hiq….Kërkesa kryesore është që duhet me u zbardh fati edhe i 1 mijë e 600 të pagjeturve në mesin e tyre djali im i vetëm Albioni dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, dënimi i merituar është dënim i përjetshëm për kriminelët që kanë bërë krime kjo është thirrja jonë edhe për gjykatat tona por edhe për institucionet tona të larta….U ofenduam shumë për këtë dënim ku shpresoj se mesazhi im si nënë dhe në emër të gjithë familjarëve të Kosovë që të gjithë ata kriminel që dalin para drejtësisë të dënohen me burg të përjetshëm”, theksoi ajo.

Drejtori ekzekutiv në Fondin për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj thotë se pavarësisht që dënimi prej 20 vitesh është mjaftë i ulët, është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë aktgjykime të tilla.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Serbisë nuk po bashkëpunon me Prokurorinë Speciale të Kosovë për të dënuar ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Blakaj: Ndonëse nuk mund të jemi të kënaqur me dënimit është e rëndësishme të kemi më shumë këso aktvendime

“Pa marr parasysh që ne nuk mund të jemi të kënaqur me lartësinë e dënimit është shumë e rëndësishme që të kemi sa më shumë aktgjykime të tilla, pra që sa më shumë viktima të shohin drejtësi edhe në këto raste kur nuk janë të kënaqur. Pra me rëndësi është të ketë procese gjyqësore dhe të ndiqen ata penalisht ata që kanë kryer krime ndërsa lartësia e dënimit është kjo…..Ky problem është mos bashkëpunimi i Prokurorisë Speciale për krime lufte i Serbisë me atë të Kosovës siç e dimë shumica e atyre që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë tanimë gjenden në Serbi dhe ata nuk janë të qasshëm për hetuesin dhe policinë e Kosovës prandaj deri para 1 viti nuk kanë mundur të fillohet gjykimet ndaj tyre. Por tani është bërë e mundur të gjykimet në mungesë“, theksoi ai.

Gjatë kësaj jave, Goran Stanishiq është dënuar me dënimin maksimal prej 20 vitesh burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërmuese shqiptarë, ndërsa 1 mijë e 600 ende konsiderohen të pagjetur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori