LAJMI I FUNDIT:

Kryesia të hënën shqyrton ligjin për Presidentin dhe atë për Prishtinën

Kryesia të hënën shqyrton ligjin për Presidentin dhe atë për Prishtinën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën do të mbaj mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet për herë të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës dhe projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën.

Sipas një njoftimi të kryesisë, do të shqyrtohet për herë të parë i projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, projektligji për Ndërmjetësim, projektligjit për Shoqëritë Tregtare dhe projektligji për Standardizim.


Po ashtu do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëtor, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, projektligji për infrastrukturën kritike, projektligji për Noterinë.

Gjithashtu, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori