LAJMI I FUNDIT:

Kryesia mban mbledhjen e fundit, ndërpret privilegjet e deputetëve

Kryesia mban mbledhjen e fundit, ndërpret privilegjet e deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se gjatë këtij mandati kanë kaluar momente të vështira, por kanë arritur të ruajnë demokracinë.

Ai tha se dëshiron që në parlament të ketë më shumë gra, raporton Ekonomia Online.“Në të njëjtën kohë do të doja të shihja më shumë deputetë që kanë përgjegjësi”, tha ai.


Ndërkaq, Aida Dërguti pas mbledhjes ka thënë se po përfundojnë mandatin e deputetëve e që nënkupton ndërprerjen e shpenzimeve, si heqja e shpenzimeve të telefonit e disa shpenzimeve të tjera.

E sa i përket punës së kësaj legjislature, ajo tha se kanë pasur një Kuvend që ka krye punën më mirë se çdo legjislaturë tjetër.