LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Ibër-Lepencit, Berat Lushtaku viziton liqenin e Ujmanit

Kryeshefi i Ibër-Lepencit, Berat Lushtaku viziton liqenin e Ujmanit

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, Berat Lushtaku të martën ka vizituar liqenin e Ujmanit në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Instagram, koordinatori për punë i “Ibër-Lepencit”, Valon Eshrefi.


Sipas tij, kjo vizitë është bërë në kuadër të detyrave zyrtare.

Mirëpo siç merr vesh Telegrafi, kryeshefi Lushtaku dhe koordinatori i tij Eshrefi kanë vizituar Digën e madhe, Digën e vogël si dhe kanalin e Ibër Lepencit, për të realizuar projektin i cili këtë vit do të filloj së zbatuari, në vlerë prej 22 milionë euro mbështetur nga Banka Botërore.

Telegrafi mëson se ky projekt ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës së ujërave, largimin e ujërave të zeza, përmirësimin e cilësisë së furnizimit të ujësjellësit siç janë ujësjellësi i Mitrovicës dhe Ujësjellësi i Prishtinës. /Telegrafi/