Çështja e zgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit vetëm ka shtuar përplasjet ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial.
Konkursi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) u shpall ditë më përpara përderisa ministria në anën tjetër ka finalizuar ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial.
Edhe pse në ligj nuk parashihet që kryeprokurori të zgjidhet me këto ndryshime, RTK ka mësuar se një gjë të tillë pritet ta kërkojnë deputetët e Kuvendit.
Më heret televizioni publik ka raportuar se pasi të ligji të shkojë në Kuvend deputetët do të synojnë shtimin e një amendamenti, me të cilin mundësojnë që zgjedhja e Kryeprokurorit të bëhet me ligjin e ri, që do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Anëtarë të Komisioni për Legjislacion në Kuvend nuk e kanë konfirmuar e as mohuar këtë, duke mos dashur të flasin pa e pranuar ligjin.
Sipas ndryshimeve ligjore, nga 13 anëtarë sa kishte KPK do të mbesin shtatë. Katër anëtarë, prokurorë të zgjedhur nga sistemi prokurorial dhe 3 të tjerë jo prokurorë që do të zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.
Ndryshimet parashohin që anëtarët aktualë të zgjedhur nga Prokuroria Speciale dhe ajo e Apelit ta vazhdojnë mandatin deri në fund. Tre anëtarët aktualë të Këshillit të zgjedhur nga Kuvendi të mbajnë mandatin deri në votimin e anëtarëve të rinj në legjislativ, kurse nga shtatë anëtarë të prokurorive themelore me short do të zgjidhet një i cili do të vazhdojë të mbetet në Këshillin Prokurorial.
Si rezultat i gjithë kësaj do të ndryshonte edhe mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit.
Në IKD vlerësojnë se Ministria është vonuar me ndryshimet duke e bërë të pamundur zgjedhjen e kryeprokurorit me ligjin e ri. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQuni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron