LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i ri i Gjakovës sfidohet nga Rasti ‘Pista’ (Video)

Kryeprokurori i ri i Gjakovës sfidohet nga Rasti ‘Pista’ (Video)

Vrasja e Elvis Pistës – kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014 – është rasti më i ndjeshëm që po pret të zbardhet në prokurorinë e Gjakovës. Kështu ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës, Ali Selimaj, në një intervistë për emisionin “DRejtësia në Kosovë”.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, ka thënë Selimaj.


Ai ka shtuar se “nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja”, dhe se do ishte i lumtur nëse do ta përfundonte karrierën duke e zbardh këtë rast.

“Nuk do të pushojmë së punuari për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës”, ka deklaruar Selimaj për “Drejtësia në Kosovë”. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori