LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i Mitrovicës deklarohet pas paralajmërimeve të serbëve për mosbashkëpunim me institucionet e Kosovës

Kryeprokurori i Mitrovicës deklarohet pas paralajmërimeve të serbëve për mosbashkëpunim me institucionet e Kosovës

Pas deklaratimeve të zyrtarëve serbë se do të ndërpresin komunikimet me institucionet e Kosovës, gjegjësisht se institucionet e Kosovës nuk vlejnë në veri të Kosovës, është deklaruar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla.

Ai ka thënë se Prokurori i Shtetit është duke zhvilluar aktivitet normal në pjesën veriore.


“Prokuroria po funksionon si çdo ditë tjetër, si serbët dhe shqiptarët. Nuk kemi informacion tjetër zyrtar”, ka thënë Syla për Telegrafin.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë, për siç thuhet shkak të “vendimit diskriminues të Prishtinës ndaj popullit serb”.

Ai konfirmoi këtë informacion, duke thënë se ai ishte duke dhënë dorëheqjen për shkak të një tarife prej 100 përqind për prodhimet serbe.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi Deklaratën për ndërprerjen e komunikimit me autoritetet e Prishtinës, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu është paralajmëruar që qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori