Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.
Isufaj, e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e misionit të EULEX-it, në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.
“Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për nevojën e avancimit, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën e Prokurorisë Speciale, për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.
Isufaj ka thënë se nxjerrja e strategjisë për riorganizimin e kësaj prokurorie, themelimi i departamenteve të veçanta dhe caktimi i prokurorëve nëpër këto departamente ishte i nevojshëm për ngritje të efikasitetit të punës së kësaj prokurorie.
“Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, e theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë. Isufaj dhe Wigemark më tutje u pajtuan për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin ndër-institucional lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri