Kryetari i sapo zgjedhur për herë të dytë në krye të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike kosovare për unitet dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problem qenësore për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.
Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyroj vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare.
“Së bashku mund dhe duhet ta kthejmë Kuvendin e Kosovës nga vend inatesh personale në vend bashkëpunimi; nga shesh akuzash në forum idesh e ligjesh për zhvillimin e vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit, forcimin e shtetit, rikthimin e madh të besimit qytetar në institucione dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit tone”, ka thënë Veseli.
Çështjet që kanë rënduar situatën politike në dy vitet e fundit, sipas Veselit, nuk janë tema që mund ti zgjidhë vetëm një parti politike, sepse ato janë çështje shtetërore që lidhen drejtpërdrejtë me të ardhmen sovrane dhe multietnike të Kosovës dhe jetën e qytetarëve.
“Sa më shumë vonohemi, humb Kosova. Sa më shumë konfliktohemi, vetëm sa ndjellim vetizolimin dhe mos zhvillimin tonë. Kemi shumë miq në botë, por kemi edhe skeptikë dhe kundërshtarë të shtetit tonë. Është obligim i kësaj gjenerate të mbyllë çështje të hapura; është mençuri të largohemi nga kohëra dhe momente që mund të vejnë dilema në shtetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve të Kosovës”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit.
Veseli i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që t’i harmonizojnë qëndrimet në 5 çështje jetike për progresin e Kosovës.
“1.Të kemi qëndrim unik për implementim të reformave që mundësojnë zhvillim ekonomik dhe punësim, 2.Të kemi qëndrim unik në implementimin e reformave në arsim dhe shëndetësi. 3.Të kemi qëndrim unik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. 4.Të kemi qëndrim unik në implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave. 5.Të kemi qëndrim unik për agjendën tonë të integrimit euroatlantik dhe për dialogun me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se secili deputet është i domosdoshëm për krijimin e unitetit, sepse sipas tij, secili përfaqëson një pjesë të vullnetit të qytetarëve.
“Konsensusi është i mundur dhe i domosdoshëm sepse qëllimi që na bashkon është fuqizimi i shtetit të Kosovës. Ne duhet ta bëjmë këtë. Jemi të obliguar ta bëjmë. Për hir të qytetarëve të vendit tonë, të fëmijëve tanë dhe kombit tonë. Na priftë e mbara”, ka thënë kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre