Një foshnje pesëmuajshe ka ndërruar jetë kur një burrë kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 17-të i një ndërtese, dhe përfundoi mbi karrocën në të cilën gjendej foshnja.

Që të dy kanë mbetur të vdekur në vend, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin rus Voronezh ku kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin rrëqethës, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e publikuara nga mediat ruse, shfaqin gruan që shtynë karrocën me fëmijë në vijat e bardhë të rrugës, kur befasisht burri që bie nga ndërtesa përfundon mbi karrocë.

2 16

“Burri që ra mbi karrocë ka mbetur i vdekur në vend. E foshnja ka ndërruar jetë pak sekonda më pas”, ka bërë të ditur policia ruse.

3 15

Ajo çfarë tmerroi më shumë gruan se gjithçka ndodhi para syve të saj, ku pa të vdekur foshnjën si dhe burrin e mbuluar në gjak. /Telegrafi/