LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja Frederiksen jep lajmin e madh: Danimarka do t’i dhurojë të gjithë artilerinë Ukrainës

Kryeministrja Frederiksen jep lajmin e madh: Danimarka do t’i dhurojë të gjithë artilerinë Ukrainës

Danimarka ka vendosur të dorëzojë të gjithë artilerinë nga rezervat e saj, në Ukrainë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Konferencën e Sigurisë në Mynih më 17 shkurt.

Predhat e artilerisë janë ndër furnizimet më të rëndësishme ushtarake për Ukrainën, pasi ato përdoren çdo ditë në numër të madh në fushat e betejës ukrainase.


“Nëse pyet ukrainasit, ata po na kërkojnë municion tani, artileri tani. Nga pala daneze, ne vendosëm të dhurojmë të gjithë artilerinë tonë”, tha Frederiksen.

Biden siguron Zelenskyn se 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake do t’i dërgohen Ukrainës
Lexo po ashtu Biden siguron Zelenskyn se 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake do t’i dërgohen Ukrainës

“Ka ende municion në stoqet evropiane. Kjo nuk është një çështje vetëm e prodhimit, sepse ne kemi armë, kemi municione, kemi mbrojtje ajrore që nuk duhet ta përdorim vetë në momentin që duhet t’i dorëzojmë Ukrainës”.

Frederiksen nuk specifikoi se sa predha artilerie ka Danimarka në rezervat e saj.

“Rusia nuk dëshiron paqe me ne. Ata po destabilizojnë botën perëndimore nga shumë këndvështrime të ndryshme – në rajonin e Arktikut, Ballkanin dhe Afrikën – me dezinformata, sulme kibernetike, luftë hibride dhe padyshim në Ukrainë”, tha ajo.

Ndryshe, kujtojnë mediat, BE-ja ka thënë se do të jetë në gjendje të dorëzojë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara deri në afatin e marsit, ndërsa ndihma e mbrojtjes nga SHBA, përfshirë mbështetjen e artilerisë, pengohet nga mosmarrëveshjet politike të brendshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori