Në pikun e krizës energjetike në Evropë, krerët e tetë shteteve baltike, sot në Kopenhagë kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit energjetik të erës.

Vendet e përfshirë në marrëveshje duan të rrisin kapacitetet e tyre për shtatë herë – ku deri më 2030 synojnë të arrijnë prodhimin e qindra gigavatëve, transmeton Telegrafi.

Krerët e Danimarkës, Finlandës, Estonisë, Latvisë, Lituanisë dhe Polonisë, e madje kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, gjithashtu kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Tentuan të fshiheshin nëpër istikame, qindra ushtarë rusë menduan se do t’i shpëtojnë artilerisë ukrainase – u gabuan rëndë Tentuan të fshiheshin nëpër istikame, qindra ushtarë rusë menduan se do t’i shpëtojnë artilerisë ukrainase – u gabuan rëndë

“Presidenti rus Vladimir Putin po e shfrytëzon energjinë si armë dhe e ka sjellë Evropën në një krizë energjetike”, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen gjatë një konference për media.

Reklama

“Për shkak të luftës ruse në Ukrainë, por edhe për shkak të krizës klimatike – nevojiten vendime ambicioz”, kështu të paktën vlerësuan nënshkruesit e kësaj marrëveshje.

Reklama

“Jemi të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikës”, thuhet ndër tjera në një kumtesë të përbashkët. /Telegrafi/