Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi, është bërë shënjestër e një sulmi sipas mediave të huaja, kryeministri i cili u sulmua në shtëpinë e tij ia ka dalë të shpëtojë mrekullisht.
Bëhet me dije se sulmi ka ndodhur në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bagdad.
Sipas zyrtarëve rezidenca e tij në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte shënjestruar nga një dron i ngarkuar me eksploziv, në një tentativë të supozuar për vrasje.
Raportet e mëparshme të mediave thanë se zoti al-Kadhimi ishte dërguar në spital. Në një postim në Twitter, ai bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut”.
Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë persona nga stafi i sigurisë së kryeministrit u plagosën. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.
SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin. “Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price.
Al-Kadhimi, një ish shef i inteligjencës, u betua në detyrë në maj të vitit të kaluar. Në javët e fundit, mbështetësit e grupeve politike të lidhura me Iranin kanë organizuar demonstrata pranë Zonës së Gjelbër.
Ata kanë protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata thanë se kishin parregullsi votimi. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin