LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Viktor Orban vendos gjendjen e jashtëzakonshme në Hungari, “për shkak të luftës në Ukrainë”

Kryeministri Viktor Orban vendos gjendjen e jashtëzakonshme në Hungari, “për shkak të luftës në Ukrainë”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vendosi të martën një gjendje të re të jashtëzakonshme në mënyrë që të jetë në gjendje të trajtojë sfidat që dalin nga konflikti në Ukrainën fqinje.

Vendi ishte tashmë nën një gjendje tjetër të jashtëzakonshme të lidhur me pandeminë COVID-19.


“Bota është në prag të një krize ekonomike”, citon Reuters të ketë thënë Orban.

Ai ka përsëritur qëndrimin se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës në Ukrainë dhe “të mbrojë sigurinë financiare të familjeve”.

Kryeministri hungarez ka theksuar se masat e para të qeverisë së tij do të shpallen të mërkurën. /Telegrafi/