LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak, Robert Fico, viziton kufirin jugor të Maqedonisë

Kryeministri sllovak, Robert Fico, viziton kufirin jugor të Maqedonisë

Kryeministri i Sllovakisë, Robet Fico, sot e ka vizituar qendrën e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli, i shoqëruar nga ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, transmeton Telegrafi.

Ministri Spasov ka shprehur falënderimin e tij për ndihmën e ofruar nga Sllovakia dhe vendet tjera të grupit të Vishegradit për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe pret që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tutje.
Ndërkaq, kryeministri sllovak, Robert Fico, deklaroi se qëllimi i ardhjes së tij në kufirin jugor të Maqedonisë është që të vizitoj kontigjentin e policëve sllovak të cilët kanë ardhur për të ndihmuar kolegët e tyre të Maqedonisë, t’i sheh kushtet e kësaj qendre pranimi dhe të japë premtimin se bashkarisht do të zgjidhet problemi me migrantët./Telegrafi/