LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i RMV-së thotë se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fund të vitit

Kryeministri i RMV-së thotë se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fund të vitit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se edhe këtë vit do të vazhdojnë subvencionet me krizën ekonomike dhe energjetike për çka janë paraparë 225 milionë euro në buxhet. Siç tha, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Qeveria premtoi se nuk do të ketë goditje çmimesh për qytetarët deri në fund të vitit 2023.

“Në kabinetin tim kam angazhuar këshilltarë me përvojë të madhe në ekonomi dhe energjetikë, kemi punuar natë e ditë, me plan, me njohuri dhe me angazhimet që i bënë të gjitha institucionet, u konfirmua se mundet qytetarëve t’u realizohet ajo që u është premtuar dhe të mos ketë goditje çmimesh për ta, as për kompanitë”, nënvizoi Kovaçevski.

Ai u përqendrua në dy pakot me masa antikrizë në vlerë prej 760 milionë euro të cilat, sipas Bankës Botërore, ishin më të mëdha se të gjitha vendet në rajon. E përmendi se tashmë ka ulke të çmimit të bukës, qumështit dhe vajit nëpër markete.


“U intervenua që kur filloi rritja e çmimit të energjisë elektrike. Në dhjetor të vitit 2021 u ngri çmimi i produkteve ushqimore bazë për tre muaj, bashkë me shkurtin e vitit 2022, para luftës në Ukrainë. Më pas kaluam drejt kufizimit të marzheve, masë e cila është vazhduar deri më 30 prill 2023 dhe kjo vlen për bukën e bardhë, vajin, sheqerin që ngelen me pesë për qind të marzhit të tregut, ndërsa qumështi, kaçkavalli, vezët,… janë me 10 për qind marzh. Qytetarët u siguruan se Qeveria, siç tha, nuk ka lejuar goditje çmimesh në krahasim me energjinë elektrike për popullatën dhe konsumatorët e vegjël”, potencoi kryeministri.

Lidhur me subvencionet që i shkruan në faturat e energjisë elektrike, Kovaçevski tha se janë mundësi që qytetarët të kenë pasqyrë se ku shpenzohen paratë e Buxhetit, por paraqesin edhe nxitje për kursim edhe më të madh të energjisë elektrike.

“Me kënaqësi mund të them se i kemi 15 për qind kursim të energjisë elektrike në vitin 2022 në raport me vitin 2021”, konstatoi Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori