LAJMI I FUNDIT:

Nuk e komenton dënimin me burg për Tahirin, Rama: E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi

Nuk e komenton dënimin me burg për Tahirin, Rama: E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka komentuar dënimin me burg për ish ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Rama theksoi se nuk i komenton asnjëherë vendimet e gjykatave.


“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave”, është shprehur kryeministri, raporton Telegrafi.

Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre
Lexo po ashtu Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Ai ka thënë më tej se e ka ditur mirë çfarë ka bërë kur ka udhëhequr reformën në drejtësi dhe po të kthehej mbrapsht sërish do ta bënte të njëjtën gjë.

Ndryshe, një ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie, raporton euronews.al

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj. Ai mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi. /Telegrafi/