Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës.
Kreu i qeverisë së Malit të Zi në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë çështja e Kosovës, për një pjesë të banorëve të këtij shteti, është çështje emotive dhe se ata mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.
“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vij unë në qeveri edhe para kësaj qeverie”, ka thënë Krivokapiq, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin vendimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e parë parlamentare.
“DPS do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, tha Krivokapiq.
Në qeverinë e Malit të Zi që u formua në dhjetor të vitit që shkoi, shqiptari Dritan Abazoviq është zëvendëskryeministër, pasi me Lëvizjen e tij qytetare URA mbështeti formimin e Qeverisë me në krye Krivokapiqin.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, kurse Mali i Zi e njohu Kosovën shtet më 9 tetor 2008. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete