Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës së sotme qytetin e Pejës dhe festivalin e Anibarit.

Këtë vit po zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, i cili po përcjellët edhe me aktivitete të shumta.


Kryeministri Kurti fillimisht qëndroi në Galerinë e Arteve të Pejës, ku edhe në kuadër të festivalit po shfaqen filma edhe në programin e realitetit virtual (VR).

20.7.2024 ZKM 2

Filmat që janë pjesë e këtij programi janë "Missing 10 hours", "Affiorare", "Her name was Gisberta".

Më tej, kryeministri vizitoi edhe kinemanë "Jusuf Gërvalla", ku u takua e bashkëbisedoi edhe me organizatorët e festivalit të Anibarit, të cilët i përgëzoi për organizimin e kësaj ngjarjeje.

20.7.2024 ZKM 1

Përveç filmave, po zhvillohen edhe aktivitete e punëtori me një larmi temash, të cilat prezantohen nga personalitete të ndryshme.

Festivali filloi më datën 15 korrik dhe përmbyll edicionin e 15-të të saj ditën e nesërme. /Telegrafi/

20.7.2024 ZKM 21

20.7.2024 ZKM 19 Foto: Anibar Festival

20.7.2024 ZKM 17

20.7.2024 ZKM 15

20.7.2024 ZKM 13

20.7.2024 ZKM 12

20.7.2024 ZKM 11

20.7.2024 ZKM 10

20.7.2024 ZKM 9

20.7.2024 ZKM 8

20.7.2024 ZKM 7

20.7.2024 ZKM 6

20.7.2024 ZKM 5

20.7.2024 ZKM 4