Kryeministri Kurti uron belgët për Ditën Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar popullin belg me rastin e Ditën Kombëtare të Belgjikës.
Kurti në postimin e bërë në Twitter, ka falënderuar shtetin belg për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
"Gëzuar Ditën Kombëtare për popullin e Belgjikës, shtëpia e BE-së dhe NATO-s. Ne i falënderojmë ata për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe shprehim solidaritetin e mbështetjen me të gjithë të prekurit nga përmbytjet shkatërruese në Belgjikë dhe në veri-perëndim të Evropës”, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































