LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti takohet të mërkurën me presidentin francez Macron

Kryeministri Kurti takohet të mërkurën me presidentin francez Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e mërkurë pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Zyra e Kryeministrit ende nuk e ka publikuar agjendën e vizitës së Kurtit në Francë, ndërkohë Telegrafi ka mësuar se takimi Kurti – Macron do të zhvillohet pasditen e së mërkurës, në Pallatin Elize.


Ditë më parë, Kurti kishte pritur në takim këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez, Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François., ku kishin diskutuar për vizitën e fundit të tij në Bruksel.

Sipas njoftimit që kishte bërë Zyra e Kryeministrit, ky takim i mbajtur ishte në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris, ku do të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron.

Ndërkaq, ende nuk ka pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Në takimin e mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, palët nuk janë pajtuar për agjendën e dialogut të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori