Kryeministri Kurti: Pjesëmarrja historike në Lojërat Paralimpike “Paris 2024” është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të avancuar sportin paralimpik në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, mbrëmjen e sotme mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.
Gjatë vitit 2023 Komiteti Paralimpik i Kosovës, u anëtarësua në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Paralimpik Evropian, me të drejta të plota duke mundësuar në këtë formë pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.
Ndërkohë me përfaqësuesin e vetëm nga vendi ynë, paraatletin Grevist Bytyçi, Kosova arriti që të debutojë në këto gara, saktësisht në garën e vrapimit 1500 metra në kategorinë T46 të cilën ai e përmbylli në pozitën e 15-të.
Duke e cilësuar si moment krenarie dhe arritje historike për Kosovën, kryeministri Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj garuesit tonë për emocionet që ai na dha me përfaqësimin me dinjitet të vendit.
Kryeministri Kurti përmendi edhe mbështetjen që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila me anë të investimeve të saj ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e sportit paralimpik, teksa shtoi se nga ky vit ka filluar edhe mbështetja për federatat e reja paralimpike. “Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti”, tha kryeministri.
Ai shtoi se përveç rritjes së ndjeshme të buxhetit vjetor të organizatës, nga ky vit ka filluar edhe mbështetja për federatat e reja paralimpike, e ku totali i buxhetit të të dyjave arrin gjithsej 320 mijë euro për vitin 2024.
Fjalën e tij, kryeministri Kurti e përmbylli duke thënë se me një përkushtim të këtillë dhe me pasionin e me zellin e sportistëve, jemi të sigurt se së bashku do të arrijmë edhe suksese të tjera.
“Le t’i fuqizojmë përpjekjet tona, le t’i bashkojmë forcat tona, dhe le të nxisim talentet që të arrijnë majat e sportit” nënvizoi kryeministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania