LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kroat nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme dhe anëtarë të Parlamentit kroat.


Menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim teta-tet i Kovaçevskit dhe Plenkoviqit, pas së cilës do të vijojnë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu. dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetai.

Kryeministri kroat Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori