LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kanadez bie në kurthin e humoristëve ukrainas, mendoi se po bisedonte me Greta Thunbergin

Kryeministri kanadez bie në kurthin e humoristëve ukrainas, mendoi se po bisedonte me Greta Thunbergin

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është bashkuar me një listë në rritje të figurave publike në shënjestër të humoristëve që paraqiten si aktivistja e klimës, Greta Thunberg.

Është publikuar një audio regjistrim i Trudeaus duke folur me humoristët ukrainas, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, raporton bbc.


Kryeministri me sa mori pyetje nga zonja e rreme Thunberg, mbi NATO-n, paqen në botë dhe Donald Trumpin.

Zyra e tij nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Një zëdhënës i kryeministrit i tha iPolitics se kur Trudeau kuptoi se nuk po fliste me zonjën e vërtetë Thunberg, ai e përfundoi thirrjen, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje Greta!” fillon regjistrimi.

“Unë e kuptoj që keni shumë punë dhe jo aq shumë kohë për të folur me një vajzë të re, por jam shumë e shqetësuar për krizën ndërkombëtare në rritje,” përgjigjet imituesi.

Ditë para regjistrimit, fluturimi i Ukrainës International Airlines PS752 ishte qëlluar pas ngritjes nga kryeqyteti iranain i Teheranit, në mes të përshkallëzimit të tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit u vranë, përfshirë 57 shtetas kanadezë.

Trudeau i tha zonjës false Thunberg se ai ka marrë “shumë telefonata” mbi këtë temë duke folur për “de-përshkallëzim nga të gjitha anët”.

Kuznetsov dhe Stolyarov më parë kanë vënë në shënjestër si personazhe për të tallur si Elton Johnin, Princin Harry dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris. /Telegrafi/