LAJMI I FUNDIT:

Qeveria rikthen Ekrem Hysenaj në pozitë e ushtruesit të detyrë së drejtorit të ATK-së

Qeveria rikthen Ekrem Hysenaj në pozitë e ushtruesit të detyrë së drejtorit të ATK-së
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenaj, në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ky emërim ka ardhur pas suspendimi të drejtorit aktual Ilir Murtezaj nga kjo pozitë.


“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 04/L-102 me Ligjin 04/L-115, me Ligjin 04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi. Pasi të përfundojë detyrën e u. d. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, zt. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj së bashku me ish-drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj

Më muajin tetor 2020, Hoti kishte shkarkuar Murtezajn nga kjo pozitë.

Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj i cili ishte shkarkuar, kishte theksuar se vendimi për shkarkimin e tij kishte ndikim nga politika, dhe kishe akuzuar kryeministrin dhe Qeverinë për punësime familjare, favorizim të bizneseve edhe nepotizëm në këtë agjenci.

Suspendohet drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj – tri ditë pas rikthimit në punë [Dokument]
Lexo po ashtu Suspendohet drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj – tri ditë pas rikthimit në punë [Dokument]

Pas këtij vendimi, ai ishte kthyer në punën më 8 janar 2021, mirëpo në ditën e dytë të punës pas rimarrjes së detyrës i njëjti u suspendua. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori