LAJMI I FUNDIT:

“Kryeministri e keqpërdori”, nënkryetarja e SBASHK-ut tregon pse Jasharaj iu drejtua Kurtit me “vëlla”

Takimi i djeshëm mes krerëve të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist përfundoi pa marrëveshje për ndërprerjen e grevës, e cila ka nisur tash e tri javë. Përveç se nuk arritën të gjejnë zgjidhje, të dyja palët pas takimit hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, akuzoi Qeverinë për mungesë vullneti për të gjetur zgjidhje, ndërsa kryeministri Albin Kurti hodhi dyshime se greva në arsim po përdoret për qëllime të sindikatës dhe “jo për arsimin e as arsimtarët”.


Teksa tha se “në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje”, ai tregoi se Jasharaj në takim i kishte kërkuar që “t’i ndihmojë si vëlla”.

“Ata me mua janë sjell thua se buxheti është i imi e janë paratë e mia. Këto janë para të qytetarëve. Më thoshin ‘na ndihmo si vëlla’. Si vëlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër dhe ka kaluar koha kur kryeministri të bëhet vëlla, kur kryeministri të ndihmon si vëlla”, u shpreh Kurti të martën, në konferencë për media.

E lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”

Ajo deklaroi se Jasharaj i ka kërkuar Kurtit ndihmë në formë vëllazërore, por se ky i fundit e ka keqpërdorur duke e nxjerrë nga konteksti fjalinë.

“Jasharaj i është lutur Kurtit si kryeministër, por i ka thënë edhe si vëlla ‘të lutem, eja ta gjejmë një zgjidhje’. Kryeministri pak e ka keqpërdorur atë thënie të kryetarit Jasharaj. Tek e fundit edhe janë vëllezër mes vete. Nuk e ka thënë me të keq, por në formë vëllazërore. Kryeministri e ka nxjerrë nga konteksti këtë thënien ‘si vëlla’”, tha Shala.

Ajo foli edhe për pretendimet e Kurtit lidhur me “qëllimet e fshehta” të sindikatës, duke thënë se greva është shpallur nga mësimdhënësit e nëse kryeministri di diçka më shumë, atëherë le të tregojë.

“Greva nuk është duke u përdorur për asnjë qëllim tjetër. Udhëheqësit e SBASHK-ut bëjnë atë që ju thotë anëtarësia. Pra, grevën e kanë shpallur mësimdhënësit e ne jemi zëri i tyre. Nëse kryeministri di diçka le të urdhëron e të tregon se çfarë di”.

Ajo ka thënë se greva do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhje duke potencuar kërkesat sindikale.

Gjithashtu, në këtë intervistë nënkryetarja Shala ka thënë se ata janë të hapur për takime të reja me Qeverinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori