Fituesi i zgjedhjeve në Britaninë e madhe Boris Johnson ka shtuar ritmin për marrëveshjen e Brexitit. I frymëzuar nga shumica absolute për konservatorët e tij, parlamenti i ri duhet të votojë për ligjin javën e ardhshme.
Pas zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, punët po ecin me shpejtësi: parlamenti i ri do të mblidhet të enjten, Mbretëresha Elizabeth II do të shpallë programin e ri të qeverisë. Marrëveshja për daljen nga BE do të hidhet në votë të premten. Miratimi i saj në parlament, për shkak të shumicës së re parlamentare, konsiderohet si çështje thjesht formale.
“Le ta përfundojmë Brexitin” ishte slogani qendror i fushatës së kryeministrit britanik Boris Johnson. Për ta zbatuar këtë në praktikë, Johnson dëshiron të ndryshojë plotësisht aparatin qeveritar, siç bënë të ditur punonjësit në disa gazeta të së dielës. Pastaj qeveria dëshiron t’u kushtohet projekteve të mëdha të reformave: ministritë do të shkrihen dhe aparati i nëpunësve civilë do të zvogëlohet. Investime prej miliarda paundësh në shërbimin shëndetësor do të përcaktohen me ligj.
Përpjekje për të fituar ish-votuesit e laburistëve
Që në fundjavë, kryeministri Boris Johnson udhëtoi për në verilindje të Britanisë për të folur me ish-votuesit laburistë. Ky rajon ka qenë me dekada në duart e laburistëve. Ai e përfytyron sa e vështirë ka qenë për ish-votuesit e laburistëve që këtë herë të votojnë për konservatorët, tha Johnsoni gjatë një vizite në Sedgefield, zona e mëparshme elektorale e politikanit laburist dhe ish-kryeministrit Tony Blair.
“Dua që njerëzit në verilindje të dinë se Partia Konservatore dhe unë do t’i përgjigjemi besimit të tyre”, tha kreu i qeverisë. Sapo të përfundojë faza e parë e Brexitit, fokusi kryesor i qeverisë së tij do të jetë në çështjet sociale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për votuesit laburistë, tha Johnsoni.
“Një njeri në ngut”
Për planet e Johnsonit për Brexitin pas zgjedhjeve u shpreh ish-ambasadori britanik në BE, Ivan Rogers. Ai pret bisedime të ashpra për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Brukselit dhe Londrës, tha ai. Johnsoni “do të vërë BE kundër SHBA në bisedimet e tregtisë së lirë vitin e ardhshëm,” i tha Rogers gazetës “Handelsblatt” të dielën. Rogers ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në Bruksel deri në vitin 2017.
“Ai do t’u thotë evropianëve se po të vendosni shumë kushte për një marrëveshje, unë mund të bëj një marrëveshje edhe me Donald Trump-in”, tha Rogers. “Unë nuk do të befasohesha nëse Johnsoni u jep përparësi negociatave me Shtetet e Bashkuara. Atij i pëlqejnë pozat teatrale.”
Rogers pret që me e shumta, me BE të arrihet një “marrëveshje e shpejtë, e fëlliqur”. “Me këtë dua të them një marrëveshje që parashikon tarifa doganore zero dhe kuota zero për mallrat. Britania e Madhe në këtë rast do të duhej t’u përmbahej rregullave të rrepta të konkurrencës dhe t’u lejonte peshkatarëve evropianë qasje në ujërat britanike. Kjo do të ishte e vetmja gjë që mund të bëhej brenda një kohe të shkurtër.”
Nga këndvështrimi britanik, një marrëveshje e tillë minimale vetëm për mallrat nuk është “një marrëveshje e mirë”, u shpreh Rogers, sepse firmat britanike eksportojnë kryesisht shërbime. Qeveria britanike do të hiqte dorë nga asi i saj i vetëm. “BMW-ja atëherë do të vazhdonte të eksportonte makina pa taksa në Mbretërinë e Bashkuar, por një firmë në Londër nuk do të kishte mundësi të ofronte shërbime në BE”, tha ish-ambasadori. Johnsoni do të përpiqet edhe për një marrëveshje të tillë, tha Rogers. “Ai është në ngut, sepse dëshiron të jetë i lirë dhe i pavarur deri në fund të vitit 2020. Politikisht ai ndodhet nën presion politik, për të përfunduar shpejt Brexitin”.
Humbësi i zgjedhjeve Corbyn nën presion
Johnson ka njoftuar në mënyrë të përsëritur se do ta nxjerrë Britaninë nga BE në 31 janar. Deri tani, miratimi i ligjeve të nevojshme ka dështuar për shkak të rezistencës në parlament. Por konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë të qartë në zgjedhjet të enjten e kaluar. Kundërshtari i tij Jeremy Corbyn e udhëhoqi Partinë laburiste në rezultatin e saj më të dobët në mbi 80 vjet. Ai kërkoi falje për këtë të dielën dhe mori përsipër përgjegjësinë.
Corbyn tha të dielën se koha për laburistët do të vijë. Shumë anëtarë të partisë Laburiste e konsiderojnë deklaratën shumë të paqartë dhe kërkojnë dorëheqjen e Corbyn-it. Por 70-vjeçari Corbyn këmbëngul që partia nën udhëheqjen e tij ka përgjigjet e duhura për pyetjet më të ngutshme. Tha se ishte krenar për këtë. “Kjo tregon se ai nuk ka vullnet të kuptojë pse pësuam një humbje kaq katastrofale,” shkroi në Twitter politikania e njohur laburiste, Harriet Harman. “Ai duhet të japë dorëheqjen.”
Politikanë të tjerë laburistë i kërkuan gjithashtu Corbyn-it të largohej. Por kreu i partisë dëshiron të qëndrojë në detyrë deri në pranverë. Deputetja Lisa Nandy tha në një bisedë politike në BBC të dielën se ajo ishte e gatshme ta pasojë atë në krye të partisë. /Dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre