LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti dhe komandanti i FSK-së bisedojnë për intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve

Kryeministri Kurti dhe komandanti i FSK-së bisedojnë për intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama.

Gjatë takimit të kryeministrit Kurti me gjeneralin Rama është diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Krahas kësaj dinamike, kryeministri Kurti e gjenerali Rama vendosën që Gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për Kryeministrin, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori