LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Gabova, nuk i besova Ilir Metës për Lulzim Bashën

Kryemadhi: Gabova, nuk i besova Ilir Metës për Lulzim Bashën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për “News 24” është shprehur se ndihet në faj vetëm për një aspekt për marrëdhënien e LSI me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Pikërisht se nuk i besoi Ilir Metës, i cili ka qenë skeptik për bashkëpunimin me Lulzim Bashën.

Kryemadhi tha se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, sipas kryetares së LSI, Lulzim Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.


“Nuk dua të merrem me të shkuarën. Ndihem fajtore që nuk i besova Ilir Metës në lidhje me Lulzim Bashën. Gënjeshtra është standard jetese për të. Që nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lufta që nuk do të dorëzonte godinat, të gjitha janë një-pas tjetrës. Nuk është normale që të nxjerr mesazhet me aleatët tonë. Se si Basha nuk donte ta firmoste marrëveshjen e 5 qershorit.

Po të vijmë tek një listë, ne ramë dakord për të patur kandidatë të përbashkët.

E lamë që Hajri Lacci do të jetë i treti në Dibër dhe Basha tha më jep një grua. Edhe në Gjirokastër ramë dakord dhe në fund të ditës nuk ndodhi asgjë. Në Kukës LSI i qëndroi korrekt. Edhe sot po presim që të fillonim fushatën e përbashkët për 25 prillit. Ka qenë një situatë që duam apo s’duam slogani nuk ishte Shqipëria Fiton, por Basha Fiton. Isha fajtore që i dhashë besën një të pabesi”, tha Kryemadhi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori