LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se popullariteti i Volodymyr Zelenskyt, është duke rënë dhe ai do të paguaj çmimin për gabimet e tij – duke humbur eventualisht pushtetin.

Klitschko në dy intervista të ndara, ka thënë se Zelensky është duke u izoluar dhe është një autokratik, transmeton Telegrafi.


“Njerëzit e shohin se kush është me ndikim dhe kush jo. Ka dhe do të ketë pritje tjera. Zelensky po paguan për gabimet që i ka bërë”, tha Klitschko në një interviste për mediumin zviceran 20 Minutes.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks dhe njëherit kampion i botës që është kryebashkiak i Kievit nga viti 2014, është një kundërshtar politik i Zelensky, por komentet e tij pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për Zelensky pas 21 muajve lufte dhe se sipas tij ka dështuar në kundërofensivën e mbështetur nga NATO.

Sondazhet e opinionit publik në Ukrainë kanë treguar se mbështetja për luftën kundër Rusisë dhe për Zelensky kanë rënë, megjithëse ato janë ende mbi 60 për qind.

Klitschko fajësoi Zelenskyn për injorimin e paralajmërimeve në lidhje me pushtimin rus në shkurt 2022, dështime për të cilat ai tha se pothuajse i lejuan ushtrisë ruse të kapte Kievin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori